Lampard: Ishim më të mirë se Liverpool

Frank Lampard thotë se është i lumtur me performancën e Chelseat kundër Liverpool të dielën, duke këmbëngulur se ata ishin skuadra më e mirë pavarësisht humbjes 2-1.

Sport

22/09/2019 22:14

Liverpool ishte në avantazh 2-0 brenda 30 minutave kundër vendasve, me Trent Alexander-Arnold dhe Roberto Firmino që gjetën rrjetën në ‘Stamford Bridge’.

Sidoqoftë, para goditjes së Firmino, mesfushori i Chelseat, Mason Mount kishte një gol të anuluar për offside dhe skuadra vendase filloi të luftojë përsëri në periudhën e dytë, pasi N’Golo Kante ngushtoi epërsinë përballë Adrian, derisa Mount dhe Michy Batshuayi huqen shanse të arta, transmeton lajmi.net.

Ai i tha Sky Sports: “Performanca ishte e shkëlqyer, ne ishim skuadra më e mirë. Kishim më shumë energji në lojën tonë, karakterin dhe shpirtin”.

“Kjo është arsyeja pse turma duartrokiti në fund. Le të vazhdojmë përpara”, deklaroi anglezi. /Lajmi.net/