Lampard i zhgënjyer me debaklin nga Man United

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard ka komentuar humbjen e thellë nga Man United. ‘Blutë’ e Londrës po kalojnë në një moment të vështirë këtë sezon, përcjellë lajmi.net. Pas 37 xhirove ata pozicionohen në vendin e 12 me vetëm 43 pikë të grumbulluara. Sikur mos të mjaftonte kjo, ata mbrëmë pësuan një humbje të rëndë 4:1…

Sport

26/05/2023 10:32

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard ka komentuar humbjen e thellë nga Man United.

‘Blutë’ e Londrës po kalojnë në një moment të vështirë këtë sezon, përcjellë lajmi.net.

Pas 37 xhirove ata pozicionohen në vendin e 12 me vetëm 43 pikë të grumbulluara.

Sikur mos të mjaftonte kjo, ata mbrëmë pësuan një humbje të rëndë 4:1 nga Man United.

Pas ndeshjes trajneri tha se u mungon konkretizimi i rasteve dhe u shpreh i zhgënjyer me disfatën e thellë.

“Në pjesën e parë ne ishim ekipi më i mirë, por numri i golave ​​na tregon se nuk mund të shënojmë mjaftueshëm, dhe ky ka qenë problemi këtë sezon. Jam i zhgënjyer, duhet të jemi më të mirë se këta. Jemi në fund të një sezoni të gjatë, duhet të stërvitemi mirë që të përpiqemi të fitojmë dhe të formojmë një grup.

Unë i kuptoj vështirësitë për një trajner sepse Chelsea është klub i madh që e kam përjetuar edhe si futbollist. Duhet të kuptojmë pse gjendemi në këtë situatë, sigurisht që nuk është për mungesë angazhimi”,- u shpreh tekniku Lampard, pas humbjes turpëruese nga ‘Djajtë e Kuq’./Lajmi.net/