Lampard: E ardhmja e Pedro dhe Willian nuk ndikohet nga ardhja e Ziyech

Frank Lampard ka dhënë disa komente lidhur me transferimin e Hakim Ziyech te Chelsea.

Sport

14/02/2020 17:30

Dje, Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Ziyech, lojtarit që do t’i bashkohet ‘Bluve’ në fund të këtij sezoni.

Me t’u konfirmuar lajmi, pikëpyetje të shumta janë vënë mbi Pedro Rodriguez dhe Willian. Por, Frank Lampard thotë se e ardhmja e dyshes nuk varet fare nga afrimi i Ziyech.

“Jo, nuk do të thotë asgjë” është përgjigjur Lampard, i pyetur nëse ardhja e Ziyech ndikon te dyshja Pedro-Willian, transmeton lajmi.net.

“Bisedimet janë duke vazhduar me këta lojtarë. Ata të dy kanë pasur sukses me këtë skuadër” ka shtuar tutje trajneri anglez.

Chelsea ka siguruar kartonin e Hakim Ziyech për shumën e 40 milionë eurove. /Lajmi.net/