Lampard: Chelsea nuk është interesuar akoma për Moussa Dembele

Moussa Dembele vazhdon të jetë një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe në Ligue 1.

Sport

25/01/2020 11:15

Ylli i Olympique Lyon ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Një nga këto skuadra është ajo e Chelsea.

Dembele tash e sa kohë po lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea, dhe lidhur me këtë çështje së fundmi ka folur edhe trajneri i ‘Bluve’, Frank Lampard.

Lampard është shprehur se skuadra e tij akoma nuk ka bërë ndonjë hap konkret për kartonin e lojtarit.

“Këto histori nuk janë të vërteta” ishte përgjigja e Lampard, kur u pyet për Moussa Dembele, transmeton lajmi.net.

Një nga emrat tjerë që po përmendet si opsion për t’u transferuar në ‘Stamford Bridge’ është edhe ai i Edinson Cavani.

Problemet me sulmin kanë bërë që Chelsea të fokusohet për transferimin e një sulmuesi gjatë kësaj merkatoje. /Lajmi.net/