Lampard bëhet menaxheri me mesataren më të ulët të pikëve në histori të Chelsea
Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka mesataren e pikëve më të ulët në histrorinë moderne të klubit londinez.
Sport
Aktualisht anglezi qëndron i fundit në listë, përpara tij qëndrojnë menaxherë që janë shkarkuar nga detyra si: Avram Grant, Villas-Boas, Scolari dhe Antonio Conte, transmeton lajmi.net.
Pas humbjes që pësoi dje Chelsea ndaj Manchester City në “Stamford Bridge” me rezultatin 1-3, Lampard ka mesataren më të ulët të pikëve për ndeshje në histori të klubit, pavarësisht investimeve.
Sipas gazetarit italian, Farbizio Romano, bordi i Chelsea ka mbështëtur 42 vjeçarin deri tani, por pas humbjes nga City e ardhmja e tij nuk është e sigurt./Lajmi.net/
Lista e mesatareve të pikëve të arritura nga menaxherët e Chelsea:
Avram Grant – 32 ndeshje – 69% – 2.31 pikë për lojë.
Jose Mourinho – 212 ndeshje – 66% – 2.19 pikë për lojë
Antonio Conte – 76 ndeshje – 67% – 2.14 pikë për lojë
Carlo Ancelotti – 76 ndeshje – 63% – 2.07 pikë për ndeshje
Rafael Benitez – 26 ndeshje – 58% – 1.96 pikë për lojë
Luiz Felipe Scolari – 25 ndeshje – 56% – 1.96 pikë për lojë
Guus Hiddink – 34 ndeshje – 53% – 1.94 pikë për lojë
Maurizio Sarri – 38 ndeshje – 55% – 1.89 pikë për lojë
Roberto Di Matteo – 23 ndeshje – 52% – 1.83 pikë për lojë
Claudio Ranieri – 146 ndeshje – 52% – 1.83 pikë për lojë
Andre Villas-Boas – 27 ndeshje – 48% – 1.70 pikë për ndeshje
Frank Lampard – 54 ndeshje – 50% – 1.70 pikë për lojë