Lampard: Batshuayi duhet të shfrytëzojë rastin e tij, në mungesë të Abraham

Frank Lampard ka sfiduar Mitchy Batshuayi që të jap maksimumin e tij.

Sport

25/01/2020 12:47

Chelsea është goditur rëndë nga lëndimi i Tammy Abraham, i cili nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e tij.

Në mungesë të yllit anglez, do të jetë radha për belgun Batshuayi që të tregojë aftësitë e tij.

Frank Lampard në konferencën për shtyp ka thënë se pret që Mitchy të tregojë aftësitë e tij, në mungesë të Tammy.

“Ai do të startojë të dielën. Po, ky është një shans për të” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

“Ky është një shans për të dhe ai duhet ta shfrytëzojë” shtoi trajneri anglez.

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi në këtë merkato. Dy emrat kryesor që lidhen me skuadrën janë Edinson Cavani dhe Moussa Dembele. /Lajmi.net/