Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Lakers mposhten nga Toronto, nuk mjaftojne 20 pikët e LeBron

8:01 | 2 Gusht 2020

LeBron James dhe LA Lakers janë mposhtur nga skuadra e Toronto Raptors.

Lakers nuk kanë arritur të sigurojnë edhe matematikisht pozitën e parë në konferencën perëndimore, pasi janë mposhtur nga Toronto Raptors me rezultatin 107:92, shkruan lajmi.net.

Të udhëhequr nga LeBron James në parket, Lakers dështuan përballë kampionëve në fuqi.

Në këtë ndeshje, LeBron shënoi 20 pikë, për të shtuar edhe 10 kërcime, pesë asistime dhe një bllokadë.

Ai pati ndihmë edhe nga Anthony Davis që shënoi 14 pikë dhe Kyle Kuzma që kontribuoi me 16 sosh.

Te Toronto më i miri ishte Kyle Lowry, me 33 pikë dhe 14 kërcime për double-double, duke qëlluar pesë herë për tri pikë, si dhe shtuar gjashtë asistime.

Kështu Lakers duhet të presin akoma për një fitore që i siguron pozitën e parë në konferencën perëndimore. /Lajmi.net/