Lakers bëjnë një tjetër goditje të madhe, arrijnë marrëveshje me DeMarcus Cousins

Skuadra e Los Angeles Lakers do të synojë me çdo kusht që të fitojë titullin e kampionit në edicionin e ardhshëm.

Sport

06/07/2019 20:46

Kjo gjë mund të shihet edhe nga merkatoja aktive që po kryen skuadra nga Los Angeles.

Pas nënshkrimit me emrat si Anthony Davis, Danny Green, Daniels, Jared Dudley e Quinn Cook, tashmë Lakers kanë siguruar edhe një super yll.

Adrian Wojnarowski i ‘ESPN’ raporton se Lakers kanë arritur marrëveshje me DeMarcus Cousins, transmeton lajmi.net.

Cousins dhe Davis kanë qenë edhe më herët shokë skuadre tek Pelicans, para se ‘Boogie’ të kalonte tek kampionët e Golden State. /Lajmi.net/