LAJMI I FUNDIT: Vidhet flamuri i Kosovës që u planifikua të vendosej “Te Rrethi”
Flamuri i Kosovës që do të duhej të vendosej “Te Rrethi” në Prishtinë, është vjedhur.
Lajme
Gazetarët e lajmi.net nga vendi ngjarjes raportojnë se derisa u largua flamuri kombëtar për tu zëvendësuar me atë shteëror, ky i fundit është vjedhur.
Tash flamuri është duke u kërkuar.
Ky veprim vjen pas tensioneve ku disa qytetarë tentuan ta ndalin vendosjen e flamurit të Kosovës.
Nuk dihet nëse vjedhja e flamurit ka të bëjë pikërisht me këtë çështje. /Lajmi.net/