LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet zëvendësdrejtori i AKI-së
Latif Merovci është shkarkuar sot nga pozita e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Lajme
Burime të lajmi.net thonë se Merovci është shkarkuar me vendim të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Nuk dihen ende shkaqet e shkarkimit.
Lajmi.net së shpejti do të sjellë informacione me të detajuara lidhur me këtë shkarkim.
Latif Merovci ishte emëruar Zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në shkurt të vitit 2015, nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.