Prishtina përfshihet nga stuhia e shiut (Video)
Me depërtimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku mbi Itali dhe rajonin tonë, java ka nisur me mot jostabil, me vranësira dhe të reshura lokale shiu e bubullima, transmeton lajmi.net.

Lajme
Rreth orës 20 Prishtina është përfshirë nga një stuhi e madh shiu. I përcjellë edhe me bubullima dhe vetëtima, shiu ka filluar të vërshojë rrugët, transmeton lajmi.net.
Pas të nxehtit tropik, Kosovën në ditët në vazhdim e pret moti i freskët. Në shtatë ditët e ardhshme na pret moti me shi dhe bubullima.
Me depërtimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku mbi Itali dhe rajonin tonë, java ka nisur me mot jostabil, me vranësira dhe të reshura lokale shiu e bubullima, transmeton lajmi.net.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të lehtë rreth vlerave mesatare, me maksimale nga 27C deri në 29C, e minimale nga 15C deri në 18C.
Shiut pritet të pushojë para vikendit, kurse të hënën e ardhshme mund të ketë sërish reshje shiu.
Ditët e nxehta do të kthehen nga 2 gushti, por reshje lokale sërish do të ketë. /Lajmi.net/
