Lajmërohet edhe Hysen Durmishi teksa i drejtohet LDK-së: Mërgatës ia kanë dashur vetëm fondin e 3%-shit

Hysen Durmishi i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë paksa në debatin e “nxehtë” në mes VV-së dhe LDK-së për mërgatën. Durmishi ka vazhduar polemikën ndaj LDK-së pas vendimit që PZAP-së për të anuluar vendimin e Vetëvendosjes të sponsorizuar nga KQZ-ja për të lejuar votime në restaurante dhe ambiente fetare në vende perëndimore më 28 dhjetor kur…

Lajme

01/12/2025 14:14

Hysen Durmishi i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë paksa në debatin e “nxehtë” në mes VV-së dhe LDK-së për mërgatën.

Durmishi ka vazhduar polemikën ndaj LDK-së pas vendimit që PZAP-së për të anuluar vendimin e Vetëvendosjes të sponsorizuar nga KQZ-ja për të lejuar votime në restaurante dhe ambiente fetare në vende perëndimore më 28 dhjetor kur mbahen zgjedhjet parlamentare.

“LDK-ja, mërgatës ia ka dashur vetëm fondet e 3%-shit. Sa për t’i marrë fondet, po. Për t’i dëgjuar, kurrë. Mërgata e ka kuptuar moti kush e sheh si partner në ndërtim të shtetit dhe kush vetëm si bankomat”, ka shkruar Durmishi./Lajmi.net/