Lajme të mira për fansat e filmit ‘Trainspotting’ (Foto/Video)
Fansa të ‘Trainspotting’ bëhuni gati pasi që është konfirmuar vazhdimi i këtij filmi, dhe xhirimet e ‘Trainspotting 2’ veçse kanë filluar.
ShowBiz
Danny Boyle i ka konfirmuar këto lajme duke thënë: “Ne veçse jemi në Skoci duke e xhiruar filmin Trainspotting 2”, transmeton lajmi.net.
Danny gjithashtu ka shtuar se kthimi në Edinburgh për të xhiruar filmin e dytë ka qenë një ndjenjë fantastike, duke thënë se qyteti ka ndryshuar në mënyrë drastike qysh nga xhirimet e filmit të parë në vitin 1995, raporton lajmi.net.
Të gjithë aktorët e kastit origjinal, Ewan McGregor, Jonny Lee Miller, Robert Carlyle dhe Ewen Brenmner do të jenë prezent në filmin e dytë, film i cili do të jetë i bazuar kryesisht në novelën e Irvine Welsh të quajtur ‘Porno’. /lajmi.net
