Lajm i mirë për Realin, Bale mund të rikthehet në derbin ndaj Atleticos

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale më në fund është afër rikthimit pas disa muajve i lënduar.

Sport

06/12/2021 11:41

Uellsiani zhvilloi vetëm tre paraqitje për “Los Blancos” këtë sezon shkaku i një lëndimi të kombinuar në gju dhe pastaj në kofshën e këmbës, transmeton lajmi.net.

Bale u rikthye nga lëndimi para disa javëve, por pastaj luajti për Uellsin, ku pësoi një tjetër lëndim.

Kjo e mbajti jashtë për një kohë të gjatë dhe Bale gjatë javës së fundit është rikthyer në stërvitje me grupin.

Uellsiani vazhdoi me stërvitje edhe këtë mëngjes, derisa të martën, Real Madrid përballet me Interin, ndeshje ku me shumë gjasa nuk do ftohet, por ndoshta do jetë gati për derbin e rivalëve lokal ndaj Atletico Madridit.

Bale edhe në atë ndeshje pritet të mos jetë titullar, ngase do ta këtë të vështirë të fitojë pozitën si startues me formën e mirë të Rodyrgos dhe Marco Asensios.

Pavarësisht kësaj, Ancelotti e pëlqen shumë futbollistin, që pritet që në verë të mbyll aventurën në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/