Lajm i mirë për duhanpirësit, nuk po preken nga koronavirusi
Një rishikim i studimeve shkencore ka shtuar më shumë prova në pretendimin se njerëzit që pinë duhan mund të kenë një rrezik më të ulët të sëmurit rëndë nga COVID-19.
Lifestyle
Akademikët e Kolegjit Universitar në Londër rishikuan 28 punime dhe zbuluan se proporcioni i duhanpirësve në mesin e pacientëve në spital ishte ‘më i ulët se sa pritej’, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Një profesor i shëndetit publik tha se kishte diçka e çuditshme po ndodh me pirësit e duhanit dhe koronavirusit. Ekspertët, sipas tij, po përpiqen të shpjegojnë këtë lidhje.
Një nga studimet tregoi se në Mbretërinë e Bashkuar përqindja e duhanpirësve në mesin e pacientëve COVID-19 ishte vetëm pesë përqind, një e treta e normës kombëtare prej 14.4 përqind.
Një tjetër hulumtim në Francë tregoi se shkalla e pacientëve të infektuar duhanpirës me virusin ishte katër herë më e ulët.
Në Kinë, një studim vuri në dukje se 3.8 përqind të pacientëve ishin duhanpirës – pavarësisht se më shumë se gjysma e popullatës rregullisht pinte cigare. /Lajmi.net/