Lajm i mirë për ata që marrin pagë nga shteti

Ministria e Financave njofton të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin prill.

Lajme

27/04/2018 14:18

Ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë të punësuarëve në Kosovë u uron Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji.