Lajm i mirë për Arsenal në prag të derbit londinez
Arsenal ka pranuar lajme të mira në prag të sfidës derbi të Londrës Veriore ndaj Tottenham që zhvillohet të dielën.
Sport
Si rallë herë, faqja zyrtare e Arsenal ka konfirmuar se asnjë futbollist nuk do të jetë jashtë për këtë sfidë dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për selektim.
Granit Xhaka ishte i suspenduar për tre ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Manchester City’t, megjithatë suspendimi i tij tani ka përfunduar dhe ai do të jetë gati për ndeshjen derbi ndaj Tottenham.
Arsenal’s latest team news update ahead of the NLD:
“All players in the men’s first-team squad are currently fit and available for selection.” pic.twitter.com/ckrv4GsgVt
— Charles Watts (@charles_watts) September 24, 2021
Derbi londinez zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 17:30 në Emirates Stadium. /Lajmi.net