Lajm i keq e tronditës
Deputeti Burim Ramadani thotë se s’duhet të balancohet agresori dhe çlirimtari, krimineli dhe viktima, ata që bënë gjenocid dhe ata që mbrojtën jetën e popullit të tyre.

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, e ka quajtur zhvillim tronditës dhe lajm të keq për Kosovën, ngjarjen e sotme ku Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u trajtua si i dyshuar për krime lufte.
Ramadani ka shkruar në Facebook se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime.
“Ajo ka qenë Ushtria mbrojtëse e popullatës shqiptare në Kosovë”.
“Në kohën e okupimit të egër nga Serbia, populli i Kosovës nuk pati rrugë tjetër pos aktivizimit të armatosur për të sjellë lirinë. Për këtë na ndihmuan edhe vendet e botës demokratike, që ishin vendimtare për lirinë e Kosovës dhe popullit të saj”.
“Pandaj, si është e mundur që çlirimtarët të trajtohen në këtë mënyrë?”.
“Kjo nuk është e drejtë, nuk është fer”.
“Nuk besoj se duhet të balancohet agresori dhe çlirimtari, krimineli dhe viktima, ata që bën gjenocid dhe ata që mbrojtën jetën e popullit të tyre”.
“Tekefundit, të gjitha rastet gjyqësore të deritashme kundër emblemave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dëshmuan të pavërteta, të pabaza dhe të orientuara nga propaganda e Serbisë”.