Lajçak thotë se gjatë javës do të fokusohet në atë që është dakorduar gjatë takimit të fundit mes Bislimit e Petkoviqit – e uron edhe Trumpin
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet amerikane. Teksa ka treguar për agjendën e tij javore, Lajçak tha se javën që po vjen do ta nis në Gjenevë, për diskutime të rëndësishme mbi Ballkanin Perëndimor. Këto diskutime mbi bazën e asaj që Lajçak thotë…
Lajme
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet amerikane.
Teksa ka treguar për agjendën e tij javore, Lajçak tha se javën që po vjen do ta nis në Gjenevë, për diskutime të rëndësishme mbi Ballkanin Perëndimor.
Këto diskutime mbi bazën e asaj që Lajçak thotë se kanë rënë dakord me kryenegociatorët e Kosovë dhe Serbisë, Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin.
“Duke u kthyer te fusha ime kryesore e punës, do ta nis javën në Gjenevë me diskutime të rëndësishme mbi Ballkanin Perëndimor. Kjo javë do të jetë gjithashtu e përqendruar në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të Kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak ka treguar edhe për agjendën e tij gjatë kësaj jave, duke pëmendur vizitën në Kore të Jugut.
“Ka kaluar më shumë se një javë që kur u ktheva nga Seuli, Republika e Koresë, ku mora pjesë në takimin vjetor të ish-Presidentëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ne zhvilluam diskutime të thelluara mbi çështjet botërore, rolin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe çështje kyçe në agjendën e OKB-së. E vlerësova mundësinë për t’u takuar me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Koresë, dhe gjithashtu vizituam Zonën e Çmilitarizuar. Një falënderim i madh për Ministrinë e Jashtme të Republikës së Koresë për organizimin e përsosur dhe aktivitetin interesant”, ka shkruar ai.