Lajçak takon emisarin e ri për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar në fund të mandatit të tij të zgjedhurin e ri të Bashkimit Evropian për këtë pozitë, Peter Sorensen. Ai ka shkruar në X se bisedat për dorëzimin e detyrave janë duke u zhvilluar me intensitet të plotë, siç ka thënë ai, për të siguruar tranzicion pa…
Lajme
Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar në fund të mandatit të tij të zgjedhurin e ri të Bashkimit Evropian për këtë pozitë, Peter Sorensen.
Ai ka shkruar në X se bisedat për dorëzimin e detyrave janë duke u zhvilluar me intensitet të plotë, siç ka thënë ai, për të siguruar tranzicion pa pengesa.
Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.
Ai do të fillojë punën në fillim të muajit shkurt.
Për detyrën e re e ka uruar të martën edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha se qasja e balancuar ndaj palëve në dialog është parakusht për sukses.
Ndërkaq, mandati i emisarit aktual të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të përfundojë më 31 janar.
Në krye me Lajçakun në këtë proces Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, mirëpo që ende nuk ka gjetur zbatim.
Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim të marrëdhënieve që prej vitit 2011.
Glad to meet with my newly-appointed successor as @EUSR_Dialogue Peter Sørensen today. Our handover briefings are in full swing to ensure a seamless transition. pic.twitter.com/MoDmMV2iyp
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 28, 2025