Lajçak takon edhe komandantin e KFOR-it

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak në ditën e parë të vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici.

Lajme

01/03/2021 22:48

Këtë e ka bërë të ditur Lajçak, përmes një postimi në Twitter.

“Sot u takova me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë dhe komandantin e KFOR-it për të diskutuar për zhvillimet aktuale. Mundësi e mirë për të konfirmuar unitetin tonë të fortë transatlantik”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.

Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit. /Lajmi.net/