Lajçak sot në Kosovë, takohet me zv/kryeministrin Bislimi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak sot arrin në Kosovë. Lajçak pritet që ditën e sotme të takojë zv/kryeministrin e vendit, Besnik Bislimi. Kjo është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav…

Lajme

18/06/2024 14:08

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak sot arrin në Kosovë.

Lajçak pritet që ditën e sotme të takojë zv/kryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.

Kjo është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”,thuhet në njoftim.
Takimi nis në ora 18:00.

Duhet përkujtuar që mbrëmë Lajçak është takuar me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq në Greqi.

Ndër të tjerash Vuçeviq tha se nuk është optimist as pas takimit me Lajçak dhe se sipas tij është pikërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po e pamundëson formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Lajmi.net/