Lajçak i përgjigjet Kurtit për deklaratën rreth dialogut: Nuk je ti që zgjedh prioritetet, por ato të zgjedhin ty
Emisari sllovak i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti se dialogu nuk është një nga prioritetet kryesore të tij si kryeministër në Kosovë.

Lajme
Lajçak deklaroi se ka shërbyer për një kohë të konsiderueshme si ministër i Qeverisë së Sllovakisë dhe se nga ajo eksperiencë ka mësuar që nuk je ti ai që zgjedh prioritetet, por ato të zgjedhin ty.
Lajçak tha se një gjë e tillë vlen edhe për dialogun, duke specifikuar se të gjitha prioritetet që Albin Kurti përmend janë të ndërlidhura në rrugën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.
Emisari sllovak ka shtuar se dialogu nuk është çështje që mund të pres dhe që mund ta anashkalojë.
“Unë kam qenë ministër në vendin tim për një kohë të gjatë. Dhe nuk është që t’i i zgjedh prioritetet, por prioritetet të zgjedhin ty. Dhe kjo vlen edhe për dialogun gjithashtu. Dialogu nuk është diçka që mund të pret, është i pranishëm në gjithçka që bën. Ne mbështesim prioritetet siç është krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia”, deklaroi Lajçak në organizimin e “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans”./Lajmi.net/