Lahm kërcënon Manchester Unitedin

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka thënë se gjiganti bavarez do të udhëtojë në Old Trafford për të sulmuar Manchester Unitedin në ballafaqimin e tyre në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. “Ne nuk do të lejojmë që pozita aktuale e Manchester Unitedit në Premierligë të ndikojë tek qasja jonë në këtë ballafaqim”,…

Sport

21/03/2014 11:52

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka thënë se gjiganti bavarez do të udhëtojë në Old Trafford për të sulmuar Manchester Unitedin në ballafaqimin e tyre në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk do të lejojmë që pozita aktuale e Manchester Unitedit në Premierligë të ndikojë tek qasja jonë në këtë ballafaqim”, deklaroi Lahm pas shortit të tërhequr në selinë e UEFA’s në Nyon.

“Ne do të udhëtojmë në Manchester në mënyrë që të luajmë futboll sulmues dhe të shënojmë gola”.

Bayerni i Pep Guardiolës konsiderohet favorit në përballje me Manchester Unitedin e David Moyesit, duel ky që do të sjellë edhe ballafaqimin e dy yjeve kosovarë, Xherdan Shaqiri kundër Adnan Januzajt.