Lahaj për rastin e 11 vjeçares: E përjetova thellë dhe rëndë

Ditën e djeshme, u trondit publiku i gjerë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë. Pas këtij rasti, reaguan shumë fytyra publike, shkruan lajmi.net. Ndër të tjera, ka reaguar edhe tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur i prekur për rastin. “Si vëlla i 4 motrave…

ShowBiz

30/08/2022 17:12

Ditën e djeshme, u trondit publiku i gjerë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.

Pas këtij rasti, reaguan shumë fytyra publike, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, ka reaguar edhe tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur i prekur për rastin.

“Si vëlla i 4 motrave e dajë i 13 mbesave, e përjetova thellë dhe rëndë ngjarjen që ka ndodhë dje në Prishtinë. Mundem me thanë që përgjegjësia, turpi, marrja e degjenerimi bien mbi të gjithë ne. Fajin e kemi të gjithë! Thuhet se ishin 5 persona, e për mua kjo përfaqëson realitetin e degjenerimit momental në shoqërinë tonë! Një krim i organizuar! Zoti na ka harru, sepse kemi humbë fillimisht vetveten, dashninë e respektin për njani tjetrin, andaj edhe nuk kemi ku ngushëllohemi më”, ka shkruar Lahaj.

Nesër (e mërkurë) do të mbahet protestë nga ora 12:00./Lajmi.net/