Lagja Kalabria e Prishtinës mbetet pa ngrohje për shkak të një averie
Kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani, ka njoftuar se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje. Ai tha se në orët e pasdites në rrjetin primar që furnizon me ngrohje këtë lagje ka ndodhur një avari, për të cilën ekipi i mirëmbajtjes është duke punuar intensivisht për sanimin e saj. Ai shtoi se deri në…

Lajme
Kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani, ka njoftuar se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje.
Ai tha se në orët e pasdites në rrjetin primar që furnizon me ngrohje këtë lagje ka ndodhur një avari, për të cilën ekipi i mirëmbajtjes është duke punuar intensivisht për sanimin e saj. Ai shtoi se deri në krijimin e kushteve teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të mbetet pa ngrohje.
“Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje!
Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.