Laerti komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 tashmë kanë ngelur vetëm katër finalistët. Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako janë banorët të cilët po garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Në një moment teksa po qëndronin afër pishinës Laerti dhe Rozana kanë diskutuar sërish për incidentin që ndodhi në…

ShowBiz
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 tashmë kanë ngelur vetëm katër finalistët.
Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako janë banorët të cilët po garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Në një moment teksa po qëndronin afër pishinës Laerti dhe Rozana kanë diskutuar sërish për incidentin që ndodhi në spektaklin e së shtunës, ku Jozi në dalje goditi me shuplakë Gjestin.
Vasili gjatë bisedës u shpreh se ajo çfarë ndodhi atë natë ishte një gjë e tmerrshme, por që bravo i qoftë këngëtarit pejan që e kaloi aq shpejtë.
“Çfarë tmerri si se përmbajti veten ai”, tha ai, referuar Jozit.
“Ktij të voglit bravo i qoftë që e kaloi aq shpejt, ajo ishte e tmerrshme. Vandalizëm i gjallë”, theksoi ndër të tjerash Vasili.
Ndryshe finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë të shtunën (19 prill), ku edhe do të zbulohet finalisti. /Lajmi.net/
@imperatore_laert Laerti flet me Rozanen për shuplaken e Jozit ndaj Gjestit duke e konsideruar te llahtarshme dhe akt vandal. Per te gjithe ata qe shajne Laertin per mosreagim. IG @herefor.laert #fypシ #bigbrother #bbvipalbania #bbvipalbania #foryourpage #rozanaradi #jozmarku #gjesti #laerti #laertvasili #for #viral #bbvip #shuplak ♬ original sound – Imperatore_Laert