Laert Vasili nuk i kalon inati me Gjestin thotë se BBVA e fitoi një “analfabet”

Leart Vasili ka dhënë kritika ndaj fituesit të Big Brother Vip Albania, Gjestit nga Kosova. Sipas tij, këtë edicion e fitoi një analfabet. Vasili theksoi se ka pas fyerje të shumta. “Është prish imazhi im, sidomos ai professional”, tha ai. “Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje…

ShowBiz

23/04/2025 15:46

Leart Vasili ka dhënë kritika ndaj fituesit të Big Brother Vip Albania, Gjestit nga Kosova.

Sipas tij, këtë edicion e fitoi një analfabet.

Vasili theksoi se ka pas fyerje të shumta. “Është prish imazhi im, sidomos ai professional”, tha ai.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri”, tha ai fillimisht.

Tutje shtoi: “Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”.

Në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi dhe në vend të tretë Egli Tako.

Gjesti fitoi plot 100 mijë euro, derisa tani po vazhdon me angazhimet në muzikë.

YouTube player