Lady Gaga diss Katy Perry-t
Përveq fansave, tani edhe Lady Gaga sikur nuk e ka në qejf suksesin e Katy Perry-t, duke shkruar në Twitter një postim që shumë qartë i adresohet këngëtares Katy Perry.

ShowBiz
Katy Perry ka filluar turneun e saj të koncerteve ‘Prismatic Ëorld Tour’ në Belfast dhe ka marrë shumë komplimente nga fansat dhe kolegët e saj qënë natën e parë.
Por, duket se Lady Gaga-s nuk i ka bërë shumë përshtypje organizimi, dukjet, performancat e këngëtares Perry dhe lajmet që qarkullonin nëpër media duke marrë lëvdatat nga më të mirat.
Gaga ka përdorur Twitter për të shkruar “Duket se kuajtë mekanikë dhe flokët e gjelbra janë bërë ‘in’ tani”.
Kjo për arsye se Katy ka shtuar në kolëksionin e saj shumë-ngjyrësh të turneut edhe një paruke të gjelbër dhe një kalë mekanik me të cilin hyn në skenë, gjë që edhe Lady Gaga e ka bërë më parë në koncertet e saj.
Lady Gaga më në fund shkruan kundër këngëtares pasi fansat e saj gjithmonë janë vënë kundër, që kur Perry ka arritur të korr suksese më të mëdha me albumet dhe signlat.