Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Labinot Tahiri ka një sugjerim për qytetarët para se të vaksinohen kundër COVID-19

13:39 | 3 Mars 2021

Labi ka disa fjalë lidhur me vaksinat anti-COVID, shkruan lajmi.net.

Labinot Tahiri këto ditë po qëndron jashtë Kosovës, por edhe nga atje komenton për ngjarjet aktuale në vend, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka folur lidhur me çështjen e vaksinimit që do të bëhet kundër COVID-19.

Këngëtari sugjeron qytetarët që kur të vaksinohen të kërkojnë që ta marrin vaksinën origjinale, atë me të cilën do të vaksinohen edhe krerët e vendit dhe jo të tjera.

Madje, ai thotë se nëse vaksina që do ta marrë nuk është e njëjtë me të presidentit, atëherë nuk do ta marrë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“SYGJERIM PÊR VAKSIONIMIN QË DO TË JU BËHET!

Mos e mendoni sikurse hajt po do me thënë Labi diqka, sepse ju kujtohet se cfar ndodhi me fushata dhe punên e Virusit!

TË DASHUR NJERËZ UROJ TE JENI SHENDOSH E MIRË.
PASIQË POPULLATA KËRKON NDIHMË NGA NE, NA TAKON QË EDHE NE TË KUJDESEMI PËR SHËNDETIN E TYRE.

JU SYGJEROJË QË VAKSINÊN E NJEJTË TË CILËN E MARRIN INSTITUCIONET E SHTETIT NGA PRESIDENTI E DERI I FUNDIT, TA KERKONI EDHE JU SI POPULLATË DMTH ORIGJINALE.
MOS HARRONI DHE MOS E TOLERONI QË DIKUSH TA MARR ORIGJINALE NGA GJERMANIA E ANGLIA, KURSE JUVE E NEVE TË KINES , RUSISE APO TE SERBISË.

MOS E MERRNI SI ASGJE KETE PUNËu SEPSE JA KANË NISUR NJEREZIT E FORTË TA KERKOJNE PER VETE DHE FAMILJET E TYRE ‘VAKSINË ORIGJINALE’

PRA I BIE QE NESER KU TA DIM SE SI KANË ME U FUTUR NE TREGUN E ZI VETEM SA PËR TU VAKSIONUAR👍🏻

KUR TË VJEN KOHA PËR TU FUTUR NË KOSOVË, JU PREMTOJË SE DO TI SHOH DHE DO TI ANALIZOJ ME NDIHMEN E DOKTORËVE SE CILAT JANË ME EFIKASE DHE ATE DO TA MARR E DO TË UA SYGJEROJË, NDRYSHE NUK PRANOJË NËSE NUK ËSHTË NJEJTË ME TË PRESIDENTIT.

Gjindem jashtë shtetit dhe e di cfarë po behet e flitet..!!!!
ZOTI JU RUAJT.

LABI KOSOVË E SHQIPËRISË. ❤️”. /Lajmi.net/