Labinot Tahiri bllokon magjistralen Prishtinë-Shkup

Paralajmërimi për prezentimin e mundësive për punësim nga Labinot Tahiri me kompaninë Europe Agency ka bllokuar sot Ferizajn.

Lajme

26/01/2016 12:47

Me këtë rast përfaqësues të kësaj kompanie po u ofrojnë shpjegime për mundesitë e punësimit dhe vendet në të cilat mund të punësohen të rinjtë nga Ferizaj.

Magjistralja është e bllokuar nga makinat e të interesuarve, por edhe salla e restaurant nuk arriti t’i pranoj të gjithe të interesuarit të cilët sipas  tabelave të makinave tregonin se nuk ishin  vetëm nga Ferizaj.

“Kjo rini këtu është argumenti më i fort të demantoj fjalët se ka ikur rina e Kosovës jashtë vendit. Ata janë këtu e kjo po shihet nga prania e juaj,por ata duan punë dhe atë legale” tha Labinot Tahiri në këtë takim.

Takimi po mbahet në sallën e restorant Redoni në Ferizaj. lajmi.net

12626193_10153818163840120_475760224_n 12626193_10153818163840120_475760224_n (1)