Labi vesh bikinit e Benitës dhe bën sfliatë nëpër shtëpi – banorët shkrihen së qeshuri

Një moment mjaft argëtues është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Labinoti ka vendosur të bëjë pak humor me banorët. Ai është shfaqur i veshur me bikini dhe paruke, duke shkaktuar të qeshura të shumta tek banorët që po e shikonin. Në një moment, ishte Alba ajo që e pagëzoi me…

ShowBiz

07/01/2026 12:07

Një moment mjaft argëtues është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Labinoti ka vendosur të bëjë pak humor me banorët.

Ai është shfaqur i veshur me bikini dhe paruke, duke shkaktuar të qeshura të shumta tek banorët që po e shikonin.

Në një moment, ishte Alba ajo që e pagëzoi me një emër të ri, duke e quajtur me shaka “Labinota”, ndërsa madje e këshilloi edhe se si duhej të futej në xhakuzi për të kompletuar rolin.

Bikinit që ai kishte veshur, sipas banorëve, ishin të Benitës, gjë që e bëri situatën akoma më komike dhe të komentuar.

Ky episod shtoi edhe një tjetër skenë humori në dinamikat e lojës, duke sjellë relaks dhe atmosferë pozitive mes tensioneve të zakonshme brenda shtëpisë.