Labi porosit 20 aparatura për oksigjen, vlera e tyre është 20 mijë euro

Labinot Tahiri gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se do të ndihmojë në furnizimin e spitaleve me oksigjen.

ShowBiz

04/12/2020 18:32

Labinot Tahiri gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se do të ndihmojë në sigurimin e oksigjenit për spitalet e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtari ka njoftuar se vetëm ministria ka kontratë me importuesin e bombolave me oksigjen.

Andaj, ai njofton se ka porositur 20 aparatura për oksigjen, të cilat do t’i dërgojë personalisht në komunat ku ka mungesë të tyre.

Vlera e asaj aparature (20 copa) është 20 mijë euro, të cilat do të paguhen nga fondacioni i Labit.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

Mirëmbrema!

Ato i kërkuam dhe i siguruam✊??

Pa dyshim nëse do merrnim BOCA ME OKSIGJEN, do të dhuroja më teper sasi, por nuk ka! Vetem ministria ka kontratë me importuesin.!
Sot, kam kërkuar gjithë ditën këtë llojë aparature që përdoret edhe në spitalet Evropiane, dhe momentalisht ka edhe Gjakova në kēto momente!

I KAM POROSITUR 20 COPA

Unë personalisht do ti dërgojë në ato vende ku ka nevojë ( komuna)

Këto që janë nē foto, në ditën e merkure arrijnë nē Kosovë.
Vlera e tyre do paguhet mbi 20.000€ nga donacioni ynë.

Në qoftëse vetem një qytetarë shpëton nga këto aparatura është një e mirë që ZOTI NA SHPÊRBLEN TË GJITHËVE.

Zoti na bekoftë tê gjithêve!

Labi KOSOVË E SHQIPËRISË”. /Lajmi.net/