Labi dhuron dy aparatura për furnizim me oksigjen në Han të Elezit

Labi ka vazhduar aksionin për dhurimin e aparaturave për oksigjen nëpër qytete të Kosovës.

ShowBiz

11/12/2020 19:19

Këngëtari Labinot Tahiri, para pak ditësh ka njoftuar se fondacioni i tij po dhuron 20 aparatura për furnizimin me oksigjen, shkruan lajmi.net.

Këto aparatura po dhurohen në disa qytete të Kosovës, pasi për shkak të COVID-19 ka mungesë të oksigjenit.

Përmes një postimi, këngëtari ka bërë të ditur se ka dhuruar në Han të Elezit dy aparatura të tilla .

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Edhe sot ishim në Han të Elezit, ku dhuruam dy aparatura të cilat prodhojnë oksigjenin!
Ato do të janë tê gatshme për pacientët që shtrihen në spitale apo emergjenca pa pasur shqetsime se mos po mbesin pa oksigjen.

Respekt për kryetarin e nderuar Z Rufki Suma, i cili me përkushtim të madh kujdesët për qytetarêt! Po ashtu konsideratë për drejtoreshën dhe infermierët!

Vazhdojmë rruget e tjera në të gjithë vendin.

Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”.

Gjatë ditës së djeshme, Labi vizitoi komunën e Podujevës, edhe atje ka dhuruar dy aparatura për furnizim me oksigjen. /Lajmi.net/