Laban u caktua gjyqtar për lëndën e dorëzuar nga Osmani në Kushtetuese, ajo tërheq kërkesën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën K0215/25 për rendin kushtetues, të cilën e ka paraqitur në Gjykatë Kushtetuese më 22 korrik 2025. Këtë ajo e ka bërë pasi gjyqtar i kësaj lënde është caktuar gjyqtari Radomis Laban, i cili ka kryer veprimtari të rrezikshme ndaj Republikës së Kosovës në vitet 2018, 20214 dhe…

Lajme

05/08/2025 16:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën K0215/25 për rendin kushtetues, të cilën e ka paraqitur në Gjykatë Kushtetuese më 22 korrik 2025.

Këtë ajo e ka bërë pasi gjyqtar i kësaj lënde është caktuar gjyqtari Radomis Laban, i cili ka kryer veprimtari të rrezikshme ndaj Republikës së Kosovës në vitet 2018, 20214 dhe 2024.

„Sipas këtyre informatave të cilat në vitin 2021 e 2024 poashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtarë paraqet rrezik kombëtar për sigurinë publike të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës“, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se rasti që ka dërguar në Kushtetuese ka të bëj me rendin kushtetues dhe mbrojtjen e tij, shkruan lajmi.net.

“Sipas rregullit 36 të rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari raportues ka rol kyç në vlerësimin e pranueshmërisë, meritave të kërkesës dhe kërkesës për masë të përkohshme. Gjyqtari raportues e trason rrugën e një rasti, rrugë kjo që ndiqet pastaj nga Gjykata në thuaja të gjitha rasteve. Në bazë të rregullores, përkundër praktikës për ndarje të balancuar të rasteve mes gjyqtarëve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka diskrecion të plotë të vendos se cili rast i caktohet cilit gjyqtar”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se përcaktimi i këtij gjyqtari rrezikon sigurinë.

“Saktësisht para një viti, kemi ngritur edhe publikisht çështjen e informatave të pranuara zyrtarisht nga institucionet tona të sigurisë s ai përket rrezikut që Laban e paraqet për sigurinë kombëtare dhe siç e përmenda të njëjtat janë ndarë më Gjykatën Kushtetuese. Bazuar në këto informacione edhe Ministria e Drejtësisë kishte refuzuar ta emëronte atë në pozitën e noterit. Bazuar në këto raporte kredibile të institucioneve të sigurisë, të cilat e cilësojnë veprimtarinë e Laban si veprimtari në kundërshtim me rendin e vendit tonë, konsideroj se Laban si gjyqtar raportues në këtë proces është jo vetëm shqetësues pore dhe i rrezikshëm. Kjo meqë mund të merren vendime të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe potencialisht të pakthyeshme jo vetëm për institucionet aktuale pore dhe ato në të ardhmen. Kjo cenon besueshmërinë e Gjykatës për rastin konkret si dhe rrezikon krijimin e një precedenti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë”, ka shtuar Osmani. /Lajmi.net/