La Liga nuk e aprovon ndryshimin e numrit për Griezmann, kjo është arsyeja

Antoine Griezmann ka kërkuar ndërrimin e numrit të fanellës, por dëshira e tij nuk do të përmbushet.

Sport

18/08/2019 22:11

Pas transferimit në ‘Camp Nou’, francezi zgjodhi numrin 17 në fanellë, pasi numri i tij i preferuar, ishte i zënë nga Philippe Coutinho.

Pasi Coutinho u transferua te Bayern Munich, Griezmann tentoi të ndryshonte numrin, përcjell lajmi.net.

Lojtari që i kushtoi 120 milionë euro Barcelonës, ka dërguar kërkesë për ndryshimin e numrit, por mori përgjigje negative, sepse La Liga ka rregulla të qarta.

Lojtari duhet të luajë me të njëjtën numër që ka zgjedhur në fillim, për të paktën një sezon.

Grizemann duhet të presë sezonin e ardhshëm për të ndërruar numrin e fanellës./Lajmi.net/