La Liga e Realit
Real Madrid do të jetë kampion i ri i La Ligës. Sipas shumicës së lexuesve të portalit të futbollit “Goal.com”, futbollistët e Carlo Ancelottit do të festojnë në fund të sezonit.
Sport
Real Madrid do ta fitojë titullin e kampionit në La Ligë. Ky është rezultati i një sondazhi nga portali i futbollit “Goal.com”.
57.3 për qind të 8148 votave janë përcaktuar për skuadrën e Carlo Ancelottit që të shpallet kampion i ri i Spanjës.
Pas mbretërve doli Barcelona me 34.4 për qind të votave, edhe pse është klubi që ka investuar më së shumti në Evropë, deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Kampioni në fuqi Atletico Madrid ka përfunduar i treti, por me përqindje të vogël prej vetëm 6.6.
Real Madrid e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri duke fituar Superkupën e Evropës kurse sonte zhvillon ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, kundër Atletico Madridit në Santiago Bernabeu.