Kylie relaksohet në pishinën e shtëpisë edhe në nëntor, fotografon trupin nga afër

Kylie ka shfrytëzuar ditët e fundit të nëntorit për të marrë rreze dielli në pishinën e shtëpisë.

ShowBiz

25/11/2020 08:49

Për Kylie Jenner sezona e pishinave të hapura nuk ka mbaruar ende, ngase po e shfrytëzon edhe gjatë vjeshtës, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në të cilat shfaqet duke u relaksuar në pishinë nën rrezet e diellit.

Në njërën nga fotot, ajo e ka fotografuar trupin nga afër, teksa shihet e shtrirë dhe e veshur me një palë bikini ngjyrë portokalli.

Edhe para kësaj fotoje, bukuroshja u shfaq tërheqëse në të tjera imazhe me bikini, duke vënë në pah format trupore.

Kujtojmë se Kylie Jenner kohën e fundit është përkushtuar shumë në biznes, i cili po i sjell asaj fitime të mëdha. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner)