Kyeqyteti pa buxhet, Abdixhiku: Propaganda nuk e mund të vërtetën – Po e mbani Prishtinën në llumin e madh të burokracisë për plot një vjet
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me buxhetin e bllokuar të Komunës së Prishtinës, për çka kryetari i saj dhe LDK fajëson Qeverinë e Kosovës. Abdixhiku ka thënë se ndonëse “e bllokuan” Prishtinën, përsëri Prishtina foli e para dhe qartë duke e rikthyer LDK-në si parti të parë dhe duke i lënë…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me buxhetin e bllokuar të Komunës së Prishtinës, për çka kryetari i saj dhe LDK fajëson Qeverinë e Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se ndonëse “e bllokuan” Prishtinën, përsëri Prishtina foli e para dhe qartë duke e rikthyer LDK-në si parti të parë dhe duke i lënë larg bllokuesit, shkruan lajmi.net.
Pavarësisht kësaj, Abdixhiku tha se ata nuk e kanë marrë qartë mesazhin e Prishtinës por se do ta marrin me 28 dhjetor sërish.
“Mund të bllokoni. Mund dhe të pengoni; sepse vetëm kaq dini, vetëm kaq mundeni. Por propaganda nuk e mund të vërtetën dot. Për 12 muaj të tërë, sikurse nën pushtim, e mbajtët Kryeqytetin pa buxhet. Na u dashtë të shpenzojmë energji e kohë që të mirëmbajmë Prishtinën me mund, të plaçkitur nga një sekt popullist që shkatërrimin e vendit e ka mision. Teksa shpërndanin vitra për votë; pa ligj e pa legjitimitet, për Prishtinë, Kryeqytetin e vendit të vet, në llumin e madh të burokracisë vazhduan ta mbajnë për plot një vjet”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se koha e tyre po mbaron, ndërsa ka ftuar qytetarët që të bashkohen.
“Prishtina do të flasë sërish; e para!”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/