Ky pritet të jetë filmi më i mirë për ‘Tarzan’ deri tani (VIDEO)

Del traileri i radhës për filmin e shumëpritur.

ShowBiz

17/03/2016 17:52

Një kast i mrekullueshëm aktorësh dhe një regjisor i suksesshëm janë bërë bashkë për të realizuar film të ri për legjendën e Tarzan.

Filmi është shumë afër fillmit të shfaqjes në kinema, ndërsa tani është prezantuar edhe në trailerin e ri, transmeton lajmi.net.

Alexander Skarsgard vjen në rolin e njeriut të humbur në xhungël dhe i rritur nga kafshët që jetojnë atje, ndërsa Margot Robbie është femra që ia merr zemrën.

Në filmin e drejtuar nga David Yates, regjisori i dy pjesëve të fundit të “Harry Potter”, do të shfaqet edhe aktori fitues i çmimeve Oscar, Christoph Waltz e edhe Samuel L. Jackson, Djimon Hounsou e John Hurt.

Filmi fillon të shfaqet më 1 korrik të këtij viti./lajmi.net

YouTube player