Ky nuk është ‘kamion’, ky është ‘përbindësh’ dhe quhet Nikola (Video/Foto)
Kompania amerikane “Nikola Motor Company” përfundimisht e ka prezantuar kamionin e gjelbër hibrid të quajtur Nikola One.

Auto & Tek
Kompania ka bërë të ditur se kamioni do të lëviz përmes hidrogjenit dhe se me një mbushje mund t’i përshkoi 1.200 mile (1.900 kilometra), transmeton lajmi.net.
Sistemi hibrid i këtij përbindëshi të rrugëve gjendet pas kabinës, me bateri prej 320 kilovat në orë e cila akumulon energji të mjaftueshme për funksionimin e gjashtë elektro-motorëve, secili për një rrotë.
Kamioni, siç thonë nga kompania, do të duhej që të shpenzonte dy herë më pak derivate sesa një motor klasik dizel të cilin e kanë kamionët bashkëkohor. /Lajmi.net/

