“Ky moment do të jetojë në zemrën time përgjithmonë”, Dua ndan edhe disa momente nga koncerti virtual

Dua shprehet ende e emocionuar për koncertin e mbrëmshëm virtual.

ShowBiz

28/11/2020 13:22

Dua Lipa arriti që ta përfundojë me sukses gjithë punën që e nisi tash e sa javë me shumë përkushtim, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja mbrëmë ka mbajtur koncertin virtual “Studio 2054”, në të cilin dhuroi performancë të paharruar për fansat e saj.

Edhe pse ishte koncert virtual, ajo u kujdes në maksimum për të dhuruar shfaqje të mrekullueshme, ashtu siç di edhe ajo.

Por, e gjithë kjo punë nuk do të realizohej pa një ekip të madh pas vetes, të cilët artistja i falënderon përzemërsisht.

Po ashtu, Dua ndau imazhe të reja të shkëputura nga koncerti, teksa falënderon fansat dhe artistët që iu bashkuan në atë performancë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Woweeeeeee ja ku e keni atë!!!!! Nuk mund të besoj se e gjitha është bërë! Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet tuaja të mrekullueshme për # Studio2054 ?❤️ Do të doja ta riktheja atë moment pa pushim … deri herën tjetër !!
Faleminderit çdo personi që më ndihmoi të bëja një shfaqje si kjo. Me të vërtetë duhet një ushtri e grupit më të talentuar, të pabesueshëm, krijues më punëtor në shbiz !! Ndihem me fat që punoj me të gjithë ju dhe të ndaj këtë moment që do të jetojë në zemrën time përgjithmonë !!

Faleminderit të gjithë artistëve të pabesueshëm që u bashkuan me mua për këtë performancë @EltonJohn @KylieMinogue @FkaTwigs @Angele_vl @MileyCyrus @Jbalvin @Badbunnypr @Tainy @BlessedMadonna dhe @buckbetty

Dhe një falënderim të madh për ekipin tim më punëtor, që i bëri të gjitha ëndrrat e mia realitet”, shkruan Dua.

Ndryshe, Dua Lipa sot përmes një postimi ka uruar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe shprehet kreanare që është shqiptare. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)