Ky ishte mesazhi që përcolli Adriana Matoshi me vetullat rozë

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, njihet për stilin e saj të veçantë. Së fundi, ajo mori pjesë në dasmën e Drilonit dhe Beslirës, shkruan lajmi.net. E vëmendje mori me paraqitjen e saj të jashtme. Ajo u shfaq me vetullat rozë, një “trend” i ri, por mbrapa kësaj fshihet një mesazh i fortë. Adriana, vetë…

ShowBiz

17/10/2022 22:51

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, njihet për stilin e saj të veçantë.

Së fundi, ajo mori pjesë në dasmën e Drilonit dhe Beslirës, shkruan lajmi.net.

E vëmendje mori me paraqitjen e saj të jashtme.

Ajo u shfaq me vetullat rozë, një “trend” i ri, por mbrapa kësaj fshihet një mesazh i fortë.

Adriana, vetë ka zbuluar kuptimin e tyre dhe kjo vjen shkak i muajit tetor, dhe ky muaj njihet si muaj i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.

“Muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit”, shkroi në mbishkrimin e imazhit, ku ka vënë në fokus paraqitjen e saj.

Ndryshe, ekipi i emisionit “Mirage” ishte prezent në dasmën e Drilonit dhe Beslirës, teksa solli pamje nga atje, ndër to edhe urimin e deputetes për çiftin./Lajmi.net/