Ky film është premiera e radhës në ABC
Kinemaja ABC në Prishtinë, nesër do të sjellë një premierë. Bëhet fjalë për filmin ‘Deadpool’, me regji të Tim Miller.
ShowBiz
Wade Wilson (Rayan Reynolds) është një ish-operativ i Forcave Special që tani punon si një mercenar. Bota e tij shembet kur Ajax (Ed Skrein), e torturon atë, shëmton dhe transformon në Deadpool. Me ndihmën e mutantëve, ai do të përdor aftësitë e tij për ta ndjek Ajaxin, transmeton lajmi.net
Filmi është dhënë premierë më tetë shkurt në Paris, ndërkaq më 12 shkurt do të jepet në SHBA. Deri më tani është vlerësuar mirë nga kritika. Në IMDb, ‘Deadpool’ vlerësohet me 9/10 pikë, ndërkaq në Rotten Tomatoes me 81 përqind.
Filmi shfaqet në kinema në ora 20:00. /lajmi.net