Ky fans i ‘Star Wars’ ka shikuar i pari filmin e ri, para se të vdesë (VIDEO)

Një ëndërr i është realizuar një fansi të vërtetë të ‘Star Wars’, pa shumë kohë të mbetur për të jetuar.

ShowBiz

06/11/2015 14:14

Daniel Fleetwood, një 32-vjeçar i cili është i sëmurë me kancer ka pasur rastin të shikojë një version të pa-edituar të pjesës më të re të serisë Star Wars, ‘The Force Awakens’, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar një përfaqësues i Disney, i cili ka thënë për CNN se të gjithë ata që janë përfshirë ishin shumë të lumtur që kanë realizuar këtë.

Kjo u realizua si rezultat i një kampanje online, #ForceForDaniel, që ka marrë mbështetje edhe nga aktorët e filmit si Mark Hamil e Peter Mayhew.

Fletwood vuan nga një formë e rrallë e kancerit dhe në korrik të këtij viti doktorët i ka thënë se ai ka vetëm edhe dy muaj jetë, kështu, ai ka dashur të shikojë filmin e ri para se të vdiste.

Filmi do të dalë për publikun më 18 dhjetor të këtij viti ndërsa traileri i plotë ka thyer rekorde shikueshmërie./Lajmi.net

YouTube player