Ky është zyrtari policor i NjSO-së që u arrestua mbrëmë- dyshohet se bashkëpunonte me një familje që po hetohet në Vushtrri

Një zyrtar policor ka përfunduar i arrestuar mbrëmë. Kjo është konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, ku është bërë e ditur se Departamenti i Hetimeve në kuadër të një hetimi të përbashkët me Policinë e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale). “Të njëjtit me…

Lajme

04/09/2025 09:26

Një zyrtar policor ka përfunduar i arrestuar mbrëmë.

Kjo është konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, ku është bërë e ditur se Departamenti i Hetimeve në kuadër të një hetimi të përbashkët me Policinë e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale).

“Të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”,thuhet në përgjigjen e dhënë për lajmi.net.

Lajmi.net mëson se i arrestuar nga ky rast është zyrtari policor, Murat Latifi.

I njëjti u arrestua nën dyshimet për bashkëpunim e lidhje të ngushta me disa nga anëtarët e familjes Gërbeshi në Vushtrri- të cilët po hetohen për disa aktivitete kriminale.

Murat Latifi, zyrtar policor i NjSO-së dyshohet se i jepte informacione familjes Gërbeshi dhe në një rast e ka transportuar me veturën e tij një nga të dyshuarit, duke i mundësuar shmangien e arrestimit.

Sipas IPK-së, në kuadër të veprimeve hetimore dhe me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari.

“IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit”,thuhet tutje.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast./Lajmi.net/