Ky është zyrtari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, kërkonte 100 euro për pasaportë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari publik, i cili dyshohet për marrje ryshfeti. Bëhet fjalë për Imer Sllamnikun, i cili punonte në Zyrën e Gjendjes Civile dhe dyshohet se kishte kërkuar 100 euro ryshfet nga një qytetar në këmbim të përshpejtimit të një procedure për lëshimin e pasaportës. Sllamniku është…

Lajme

15/07/2025 08:43

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari publik, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

Bëhet fjalë për Imer Sllamnikun, i cili punonte në Zyrën e Gjendjes Civile dhe dyshohet se kishte kërkuar 100 euro ryshfet nga një qytetar në këmbim të përshpejtimit të një procedure për lëshimin e pasaportës.

Sllamniku është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, menjëherë pasi ka marrë shumën e kërkuar dhe pas kësaj është ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit zyrtar, personi i arrestuar punonte në Qendrën për Regjistrim Civil dhe dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitime pasurore në këmbim të një shërbimi zyrtar.

Ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Marrje ryshfeti”, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një zyrtar publik (Qendra e Regjistrimit Civil), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Marrje ryshfeti’, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Lajmi.net/