Ky është traileri i ri për pjesën e dytë të filmit “Finding Nemo” (VIDEO)

"Finding Dory" është shumë afër ditës së premierës në kinema.

ShowBiz

03/03/2016 16:43

‘Finding Nemo’ na ka prezantuar me dy personazhe të dashur, peshqit Nemo dhe Dory.

Derisa në filmin e vitit 2003 kemi parë Nemon që ka humbur në botën e madhe të oqeanit, tani do të shohim peshkun që harron shumë shpejtë, Doryn, në kërkim të së kaluarës së saj, transmeton lajmi.net.

‘Finding Nemo’ është filmi që i ka sjellë çmimin e parë Oscar kompanisë “Pixar”, të cilët tash e 20 vite po dominojnë për prodhimin e filmave të animuar.

‘Finding Dory’ do të dalë në kinema në më 17 qershor këtë vit ndërsa zërin për Doryn ka huazuar Ellen DeGeneres./Lajmi.net

YouTube player