Ky është roli i radhës i Leonardo DiCaprios

DiCaprio do të vijë në rolin e Billy Milligan, rol ky që mund t'i sjellë çmimin Oscar për herë të dytë.

ShowBiz

09/03/2016 16:52

Në filmin e radhës, aktorin Leonardo DiCaprio do ta shohim në rolin e një njeriu me 24 personalitete të ndryshme.

Aktori i ka vënë syrin këtij roli tash e 20 vite – rolin e Billy Milligan, i cili ishte personi i parë që ka përdorur personlitetin e shumëfishtë si mbrojtje në gjykimin e tij, transmeton lajmi.net.

Filmi do të quhet “Crowded Room” dhe është i bazuar në novelën e vitit 1981 , që tregon historinë e Milligan e edhe ditët e gjykimit të tij në Ohio, i akuzuar për dhunimin e tri femrave./lajmi.net