Ky është provokimi i radhës i Sergio Ramos (FOTO)
Një postim të Sergio Ramos e ka cilësuar si provokim media spanjolle ‘Sport.es’, e cila njihet si e afërt me Barcelonën.

Sport
Mbrojtësi i Real Madridit nuk ka mundur të përmbahet pas fitores 0-4 në udhëtim te Granada.
“Nuk është pak, por është mirë. Më e mira ka për të ardhur”, ka shkruar Ramos në rrjetet sociale, duke i bashkëngjitur një fotografi nga festa e skuadrës në zhveshtore.
Këtë postim e ka cilësuar si provokim ‘Sport.es’.
“Mesazhi provokues i Sergio Ramos”, është titulli i medias së njohur spanjolle./Lajmi.net/